back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeDeputeti i AAK’së: Në Telekom ka të punësuar deri në 12 anëtarë...

Deputeti i AAK’së: Në Telekom ka të punësuar deri në 12 anëtarë të një familjeje

Të ngjajshme

Çitaku: Pa shumicë të re parlamentare më 28 dhjetor, demokracia shkon drejt fundit

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora...

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Komisioni hetimor parlamentar për Telekomin, ka dëgjuar gjatë ditës ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, dhe kryetarin e Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi.

I pari ka treguar se Telekomi është në prag të falimentimit pasi po operon me humbje prej miliona eurosh në vit dhe goditja e fundit, sipas tij, do të ishte po qe se dërgohet te përmbaruesi privat vendimi i gjykatës për kontratën me Z-Mobile-in.

Shpëtimi i ndërmarrjes, sipas ministrit Lluka, është privatizimi.

Por, anëtarët e Komisionit kanë kërkuar arsyet që kanë çuar në këtë gjendje dhe i kanë kërkuar publikimin e listave të punëtorëve.

Shkumbin Demaliaj, anëtar i Komisionit nga AAK-ja, ka thënë të ketë informacione se në PTK janë të punësuar deri në 12 anëtarë të një familjeje.

Lluka është përgjigjur se punësimet kanë qenë konform procedurave për rekrutim dhe se i mbetet drejtësisë ta thotë fjalën e vet nëse kontratat duhet shkëputur ose jo, raporton KTV.

Derisa kryetari i bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, para Komisionit, theksoi se problemi i Telekomit janë operatorët e tjerë.

Gashi, gjithashtu, bëri të ditur se Telekomi ia ka ARKEP-it borxh 1.8 milion euro, derisa ndërmarrja ende po ka probleme në implementimin e kodit shtetëror +383.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz