Deputeti dhe kandidati për kryetar komune e kthen banesën që ia kishte dhënë komuna si fëmijë i dëshmorit (Foto)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar një përvojë lidhur me kandidatin për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastratin, i cili u zgjodh edhe deputet në Kuvendin e Kosovës.
Shpend Ahmeti duke treguar për punën shembullore të tij sa ishte asambelist, dhe tani deputet, ka thënë se atij si djali i dëshmorit Isa Kastratit, i ishte ndarë një banesë në procesin e ndarjeve të banesave për kategori të luftës, nga komuna e Prishtinës.
Ahmeti tregon se tash pasi Kastrati është bërë deputet, e ka kthyer banesën, me arsyetimin e se tani ka të ardhura të mjaftueshme, transmeton Periskopi.
Ja shkrimi i plotë i Shpend Ahmetit në Facebook:

Lexo edheMë telefonove për të ta shkruar gruan veterane!
Miq të nderuar e posaçërisht ju qytetarë të Dardanës,
Më duhet të ndaj me ju një përvojë personale të katër viteve të fundit.Qëndron Kastrati ka qenë asambleist në këto katër vite në Komunën e Prishtinës dhe një kohë edhe udhëheqës i asambleistëve të LVV. Kam punuar me të në baza ditore për të mirën e Prishtinës dhe pa hezitim po ju them se është një prej njerëzve më të sinqertë, më të dijshëm dhe më punëtorë që kam takuar. Qëndroni është thjeshtë njeri i mirë, dhe me të kisha me hy në çdo betejë.
Jam gëzuar shumë kur është zgjedh deputet, mirëpo edhe për Kuvend edhe në këto zgjedhje pak jam idhnu ? se kam pas dëshirë që ai me vazhdu për Prishtinën.
Qëndroni është djali i Isa Kastratit, dëshmorit të Komunës sonë, dhe është fëmiu më i madh prej 6 fëmijëve të familjes. Prindin e ka humbur në moshë shumë të re, dhe kjo edhe ka shtuar përgjegjësinë e Qëndronit për familjen e tij. Por edhe Qëndroni, sikurse edhe babai i vetë interesin e përgjithshëm e ka vendos para vetës e familjes. Kur më flasin njerëzit që e kanë njohur Isa Kastratin për të, më duket se po flasin për Qëndronin.
Dua ta tregoj edhe një ngjarje që Qëndroni nuk ka dëshirë që unë me e tregu. Para disa viteve, Komuna e Prishtinës i ka nda banesë familjes Kastrati në procesin e ndarjeve të baensave për kategori të luftës. Pasiqë është zgjedhur deputet, Qëndroni e ka kthyer banesën e Komunës, “duke shkruar se tanimë i ka të ardhurat dhe nuk i nevojitet një banesë nga komuna”. Ka kërkuar që kjo banesë ti ndahet familjeve të tjera të kategorive të luftës ose rasteve sociale.
Shpresoj që edhe të tjerët ta përcjellin shembullin e Qëndronit dhe familjes Kastrati.
Me nder e respekt të përhershëm për Qendronin. I uroj zgjedhje për kryetar të Dardanes duke ditur që nga kjo do të përfitojnë vetëm qytetarët e Dardanes.
P.S. edhe pse çdo punë që e kemi bërë në Komunën e Prishtinës e kemi bërë bashkë, dhe ai ka përvojë në reformë, unë zotohem se do ta ndihmojë në çdo reformë në komunën e tij.















