Më telefonove për të ta shkruar gruan veterane!
BILLI

Lexo edheUdhëtimet diplomatike të Behgjet Pacollit, ja çfarë i shërbejnë për ushqim në aeroplan

Kandidati i AAK-së për kryetar të Kaçanikut, Hajrush Kurtaj në një debat në RTK ka akuzuar kundërshtarin e tij nga PDK, Besim Ilazin se e kishte thirrur në telefon për ta lutur që t’ia shkruante në listë emrin e gruas së tij.
I menjëhershëm ishte reagimi i Ilazit, i cili ka mbajtur deri më tani pozitën e kryetarit të Kaçanikut, e që tha se Kurtaj duhet ta dëshmojë këtë telefonatë.
Kujtojmë që Hajrush Kurtaj është edhe kryetar i Shoqatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së në Kaçanik.

Lexo edheUdhëtimet diplomatike të Behgjet Pacollit, ja çfarë i shërbejnë për ushqim në aeroplan