Gjatë pasdites së sotme një aksident ka ndodhur në kthesën e Lapardhasë në Berat, ku mësohet se deputeti i Partisë Socialiste, Fadil Nasufi ka përplasur një kalimtar. Mësohet se Nasufi po lëvizte me makinën e tij tip “Benz” drejt Beratit.
Por menjëherë pas këtij lajmi, ka reaguar edhe Policia e Beratit e cila në një informacion paraprak, bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore, në Otllak.
Aty mjeti tip Benz që sipas policisë drejtohej nga shtetasi Fadil Nasufi, 60 vjeç, banues në Berat, është përplasur me një biçikletë e cila drejtohej nga shtetasi B.M, 51 vjeç, banues në Berat.
Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i biçikletës. Nga veprimet e para drejtuesi i biçikletës rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Deputeti aksidenton një qytetar me biçikletë, policia jep detajet e ngjarjes…
- Advertisement -