Deputetët e Vetëvendosjes nuk shkojnë në seancën e thirrur nga PDK-ja!
BILLI

Lexo edheLAJMI I FUNDIT: Dënohet Sami Lushtaku

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Grupi Parlamentar i PDK, në të cilën pritet të miratohen masa konkrete ekonomike e financiare.
Deri më tani në Kuvendin e Kosovës ka hyrë kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, si dhe disa deputetë të tjerë të PDK-së dhe të AAK-së.
Përveç nënkryetares së Kuvendit nga radhët e LVV-së Arbërie Nagavci, asnjë deputet tjetër nuk është parë duke hyrë në Kuvend nga kjo parti.

Lexo edheLAJMI I FUNDIT: Dënohet Sami Lushtaku
Po ashtu, deri më tani nuk janë parë as deputetë të LDK-së.