Dënimi i dyshes së VV-së Azemi-Manxhuka, Bajraktari: Mandati i deputetit varet nga vendimi i formës së prerë
dp

Lexo edheE pabesueshme: Punëtori në Trepçë dyshohet se e ndërpreu qëllimisht energjinë elektrike, suspendohet nga puna

Lidhur me rastin, avokati Ardian Bajraktari ka sqaruar për lajmi.net se vendimi i shpallur është ende i shkallës së parë dhe nuk është i formës së prerë.
“Natyrisht se është vetëm i shkallës së parë, duhet pritur që i njëjti t’u dorëzohet palëve, prej nga ku fillon me rrjedhë afati për paraqitjen e ankesës nga palët e autorizuara dhe të pakënaqura me vendimin”, ka thënë ai.
Ai shtoi se aktgjykimi bëhet i plotfuqishëm vetëm pasi të konfirmohet nga Gjykata e Apelit.
“Kurse ky vendim bëhet i plotfuqishëm vetëm nëse konfirmohet si i tillë edhe nga ana e Gjykatës së Apelit”, ka deklaruar Bajraktari.

Lexo edheE pabesueshme: Punëtori në Trepçë dyshohet se e ndërpreu qëllimisht energjinë elektrike, suspendohet nga puna
Sa i përket mandatit të deputetit, Bajraktari ka sqaruar se Kushtetuta e Kosovës përcakton qartë rastet kur mandati mund të përfundojë.
“Referuar nenit 70, paragrafi 3, nënparagrafi 3.6 të Kushtetutës, mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm, ndër të tjera nëse deputeti dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim”, ka theksuar ai. /Lajmi.net/