Demolli: Kosova shpejt do të ketë atashe edhe në Britani, Francë dhe Koraci
01

Lexo edheFëmijët shqiptarë ‘viktimë’ e debatit mbi librat në gjuhën shqipe në Serbi

Demolli ka thënë se Kosova deri më tani ka 6 atashe nëpër shtetet që e kanë njohur Kosovën dhe sipas tij, ka plan që Kosova të ketë atashe edhe në Britani, Francë dhe Kroaci.
“Kosova ka 6 atashe ushtarak dhe shumë shpejt pritet që në të ardhmen të kenë edhe në Britani, Francë dhe Kroaci”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se FSK dhe KFOR kanë bashkëpunim tepër të mirë dhe zhvillojnë projekte të tjera.

Lexo edheFëmijët shqiptarë ‘viktimë’ e debatit mbi librat në gjuhën shqipe në Serbi
“Me KFOR-in ofrojmë përkujdesje shëndetësore për komunitetet. Kemi shumë projekte të përbashkëta”, ka thënë Demolli para komisionit.
Demolli ka thënë se kanë partneritet strategjik më Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që deri më tani kanë zhvilluar 66 aktivitete të përbashkëta.