BallinaLajmeDëmi që veteranët e rrejshëm ia kanë bërë buxhetit të Kosovës shkon...

Dëmi që veteranët e rrejshëm ia kanë bërë buxhetit të Kosovës shkon në mbi 68 milionë euro

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Megjithëse prokurori Elez Blakaj u arratis nga Kosova javë më parë, aktakuza e përpiluar nga ai, do të shkojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Të gjithë 12 ish-anëtarët e Komisionit për Verifikimin e Veteranëve të luftës: Agim Çeku, Rrustem Berisha, Nuredin Lushtaku, Shkumbin Demalijaj, Shukri Buja, Sadik Halitjaha, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, Qelë Gashi, Ahmet Daku dhe Smajl Elezaj, do të përballen me aktakuzën “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Gjithashtu, në aktakuzë është propozuar që gjykata të lëshojë masë për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme, si veteranë luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.

Nga provat e siguruara deri më tash, sipas prokurorisë, është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Kosovës është dëmtuar në shumë prej mbi 68 milionë eurosh, saktësisht  68.153.533.14 euro. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz