Skuadra e Paris Saint-Germain shënoi fitore të thellë 5:0 ndaj Interit në finalen e Ligës së Kampionëve.
Dembele bëri një super paraqitje, në triumfin e parë në histori të PSG-së në Champions League, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes ai u paraqit në intervistë në “beinSport”, ku foli rreth këtij suksesi.
Ai përmend Barcelonën dhe Messin.
“Jam shumë, shumë i lumtur që kam luajtur te Barcelona, te skuadra e ëndrrave të mia. Me disa lojtarë fantastik, si Lionel Messi. Nga ai mësova shumë”, u shpreh Dembele
Sulmuesi francez momentalisht është një prej lojtarëve kryesor që flitet se mund të jetë fitues i “Topit të Artë” për vitin 2025./Indeksonline/
- Advertisement -