Demaku i PDK-së: Do ta rrisim reagimin, kërkojmë me çdo kusht të thirret seanca sa më shpejt
dp

Lexo edheJa kush është Dirk Schuebel, ambasadori i ri i BE-së në Kosovë

Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka thënë se vendimi i gjashtë deputetëve të LDK-së për të mos e mbështetur kandidatin për president, Bekim Sejdiu, është çështje e tyre e brendshme.
Demaku, në një prononcim për IndeksOnline, ka thënë se partia ku ai bën pjesë po kërkon në vazhdimësi krijimin e institucioneve.
Konstituimi i Kuvendit, sipas tij, është çështje thelbësore për të ruajtur kushtetutshmërinë.
Demaku ka paralajmëruar se do ta rrisin reagimin dhe do të kërkojnë me çdo kusht që të thirret seanca, duke shtuar se nuk mund të vazhdohet më kështu.

Lexo edheJa kush është Dirk Schuebel, ambasadori i ri i BE-së në Kosovë