Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu në deklaratën e fundit nga selia e PDK-së ka theksuar se PDK-ja është fituese në nivel nacional dhe është partia fituese.
Sipas saj në shumicën e këtyre komunave, PDK prinë me vota kurse në shumicën tjetër janë në balotazh, transmeton Indeksonline.
“PDK-ja është fituese në tri prej qyteteve më të mëdha, Prizren, Mitrovice dhe Ferizaj kurse është konfirmuar përkrahje e madhe dhe presim rezultate të mira nga Gjakova, Gjilani, Suhareka dhe Podujeva. PDK-është adresa kryesore për qytetarë tanë”, ka thënë Deliu.


