Deliu pas ofendimeve të kryeshefit të TrainKos ndaj Musliut: VV po instalon njerëz pa integritet në pozita publike
dp

Lexo edheSorensen: Dialogu Kosovë-Serbi udhëhiqet nga BE-ja, zbatimi i marrëveshjeve u takon Prishtinës e Beogradit

Deliu në një shkrim në rrjetin social Facebook ka thënë se ky nuk është rasti i izoluar, pasi është mentaliteti i Lëvizjes Vetëvendosje që e ka normalizuar dhe instaluar nëpër pozita publike.
“Dhe më e keqja është se kjo nuk duket më si rast i izoluar. Është mentaliteti që VV po e normalizon dhe po e instalon nëpër pozita publike: njerëz të papërgatitur, me gjuhë primitive dhe pa integritet institucional, që shpërblehen me poste vetëm pse janë të përshtatshëm politikisht.
Merreni me mend: njerëz me këtë mentalitet janë vendosur në institucione publike dhe mbajnë pozita drejtuese”, ka shkruar ajo.

Lexo edheSorensen: Dialogu Kosovë-Serbi udhëhiqet nga BE-ja, zbatimi i marrëveshjeve u takon Prishtinës e Beogradit