back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeDeliu-Kodra flet për ministrin Rikalo

Deliu-Kodra flet për ministrin Rikalo

Të ngjajshme

Tahiri kritikon Qeverinë Kurti për mungesë mbështetjeje ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kandidati për deputet i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar...

Shtatë ‘mrekullitë’ e kanellës për shëndetin

Kanella, një erëz e preferuar që pasuron shumë gatime...

E çuditshme: Aksident te i njëjtin vend ku dje humbën jetën dy gra

Gjatë ditës së sotme u shënua edhe një aksident...

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra, ka thënë se i ka parë me shqetësim deklarimet e disa qytetarëve që e kanë akuzuar ministrin e ri të Bujqësisë, Nenad Rikalo, për maltretim dhe rrahje të shqiptarëve gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Deliu – Kodra pohoi se duhet t’u lihet organeve të drejtësisë rasti dhe nëse akuzat e qytetarëve vërtetohen, atëherë s’duhet lejuar që në qeveri të ketë njerëz me të kaluar kriminale.

“I kemi përcjellur me shqetësim deklarata e banorëve për ministrin e ri të Bujqësisë dhe nëse këto deklarime faktohen atëherë organet përgjegjëse duhet të marrin masa. Ky rast normalisht ka zgjuar debat për shkak të ndjeshmërisë”, tha deputetja e PDK-së, në Ora e Fundit në Klan Kosova.

“Po e përsërisë që nëse organet adekuate vërtetojnë deklaratat e qytetarëve, atëherë duhet të merren masa nga institucionet. Është rast i ndjeshëm dhe nuk do të ketë vend për të përfshirë në krimet e luftës, ata e kanë vendin aty ku duhet të jenë. Prandaj duhet t’u lihet institucioneve nëse deklarimet janë të vërteta”, tha ajo.

“Ne do ta diskutojmë këtë çështje në seancën e radhës parlamentare. E kemi pasur sot një deklarim të ministrit dhe duhet të ketë një debat dhe këto pretendime duhet të kenë derën e tyre në institucionet e drejtësisë”.

Ajo ka përmendur edhe faktin se Rikalo në një reagim të tij ka veçuar si bashkëpunëtorë të dikurshëm Albin Kurtin e Shpend Ahmetin.

“Ai ka përmendur edhe raportet e mëhershme me disa përfaqësues që tani janë të opozitës. Por, unë për vete nuk kam informata për këto gjëra. Gjithsesi, kryeministri Haradinaj do të ketë qëndrim të saktë nëse ka argumente për këtë rast”, tha Deliu – Kodra.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz