Deliu-Kodra dorëzon kallëzim penal për “Lule Gjelin”: Kam kërkuar të hetohet identiteti i këtij profili, funksionimi dhe çdo veprim tjetër
dp

Lexo edheVërshimi i nënkalimit në Ferizaj, komuna del me sqarim

Ajo ka thënë se përmbajtjet e publikuara dhe veprimtaria e këtij profili duhet të trajtohen me përgjegjësi dhe profesionalizëm nga organet kompetente të drejtësisë.
“Përmes këtij kallëzimi kam kërkuar që të hetohet identiteti i personit apo personave që qëndrojnë prapa këtij profili, mënyra e funksionimit të tij, si dhe çdo veprim i mundshëm i kundërligjshëm që lidhet me publikimet dhe pretendimet e bëra përmes tij. Askush nuk duhet të fshihet prapa profileve anonime apo të rreme për të shpifur, kërcënuar, shantazhuar, cenuar reputacionin e individëve apo për të manipuluar opinionin publik. Liria e shprehjes është e drejtë themelore, por ajo nuk mund të përdoret si mburojë për veprime të kundërligjshme dhe sulme të organizuara”, ka shtuar Deliu-Kodra.
Ajo ka thënë se tashmë iu takon institucioneve të drejtësisë që ta trajtojnë këtë rast dhe të zbardhin rrethanat.
“Kam besim se Prokuroria do të veprojë në përputhje me ligjin dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme”, ka shtuar Deliu. /Lajmi.net/

Lexo edheVërshimi i nënkalimit në Ferizaj, komuna del me sqarim
Postimi i plotë: