Deliu akuzon Kurtin për dëmtim të Kosovës: Ka pasur stagnim ekonomik dhe dobësim ndërkombëtar
dp

Lexo edheNegociatat SHBA-Iran, Shtëpia e Bardhë: Do të mbahen në Islamabad! “Kufijtë e kuq” të presidentit nuk ndryshojnë

Zvarritjet e vazhdueshme në disa procese politike në Kosovë, Deliu i vë fajin kryesor kryeministrit Kurti duke theksuar se cilat kanë qenë disa nga dëmet që i janë shkaktuar shtetit të Kosovës, sipas saj.
“Unë mendoj që Kurti e ka dëmtuar Kosovën para se të dëmtojë PDK-në dhe LDK-në, sepse për këto vite të stagnimit, Kosova ka humbur shumë në aspektin e zhvillimit ekonomik, në aspektin e fuqizimit ndërkombëtar dhe në aspektin e forcimit të mirëqenies së qytetarëve,” u shpreh Deliu.
Ajo shtoi se gjendja ekonomike ka rënduar jetën e qytetarëve.

Lexo edheNegociatat SHBA-Iran, Shtëpia e Bardhë: Do të mbahen në Islamabad! “Kufijtë e kuq” të presidentit nuk ndryshojnë
“Unë e kuptoj që njerëzit sot janë të dërrmuar, jetojnë më keq për shkak të kostos së lartë dhe inflacionit, i cili e ka goditur shoqërinë, ndërsa të zgjedhurit e qytetarëve sot i kanë lënë ata në udhëkryq,” deklaroi ajo në T7.