Delegacioni nga Komuna e Bursës së Turqisë zbarkon në Skenderaj

Një delegacion i Komunës së Bursës së Turqisë, i kryesuar nga nënkryetari z.Aydin Çikikçi, dhe anëtari i Asamblesë së Bursës, z.Lϋtfϋ Gϋnenç, ka qëndruar të shtunën në Skenderaj, ku është prit nga kryetari z.Bekim Jashari.
Qëllimi i kësaj vizite të miqve nga Bursa, ishte shqyrtimi i mundësive të bashkëpunimit konkret mes dy komunave respektive (Skenderaj dhe Bursa). Në takimin në zyrën e kryetarit Jashari, nënkryetari i Bursas është interesuar për mundësitë që ofron komuna e Skenderajt, në mënyrë që të investohet në disa sektorë.
Kryetari Jashari e ka njoftuar nënkryetarin Çikikçi për hapat që ka ndërmarrëKomuna e Skenderajt sa i përket themelimit të Parkut të Biznesit në fshatin Marinë, të cilin e ka miratuar edhe Qeveria e Kosovës.
Sipas nënkryetarit të Bursës, kjo vizitë në Skenderaj është rast i mirë për t’u njoftuar me potencialin që ofron kjo komunë, ndërsa vet nënkryetari është zotuar të bëjë cka është në autoritetin e tij dhe të Komunës së Bursës që të sjell investitorë turk në komunën e Skenderajt.

Lexo edheLladrovci: E rëndë ndarja nga Baca Adem (FOTO)
Mysafirët nga Turqia kanë vizituar edhe Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku para varreve të dëshmorëve kanë bërë lutje fetare, si dhe kanë vizituar edhe hapësirat e Kullës së rezistencës së Jasharëve, për t’u njohur nga afër me luftën heroike të Familjes Jashari.
Në fund të vizitës, të dy autoritetet respektive kanë shkëmbyer dhurata për njëri-tjetrin.
Pjesë e delagacionit turk, ka qenë edhe Shoqata “Ta ndihmojmë Drenicën”, e cila ka bërë organizimin e aktivitetit të synetisë për fëmijët e familjeve me gjendje të rëndë ekonomike nga komuna e Skenderajt, ndërsa të gjitha shpenzimet për realizimin e këtij aktivititeti i ka mbuluar Komuna e Bursës. Sipas Enver Shabanit nga kjo shoqatë, janë gjithsej 130 fëmijë ngaSkenderaj të cilët kanë kryer shërbimin e synetisë pa pagesë.















