Delegacioni kosovar bllokon hotelet në Bullgari, autoritet bullgare çuditen

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e kryeministri Ramush Haradinaj po qëndrojnë në Bullgari ku me veti kanë një numër të madh të përfaqësuesve nga Kosova. Ministra, zëvendës ministra, këshilltarë, shoferë e turpëroja përbëjnë delegacionin më të madh pjesëmarrës në samitin e Sofjes, në mesin e rreth 30 shteteve pjesëmarrëse.
Në hall të madh për numrin e madh të përfaqësuesve nga Kosova kanë rënë edhe autoritet bullgare atje, raportohet se për kosovarët ka pasur telashe të mëdha për të i akomoduar së pari në hotele për fjetje, e tani për akreditimin e tyre, shkruan gazetametro.net.
Por, të gjithë ky delegacion prej 30 personave që po qëndron në Sofje kanë shkuar për të marrë pjesë në samit, pikërsisht aty ku po zhvillohen punimet e këtij samiti, vetëm 9 nga këta kanë mundur të futen aty, të tjerët kanë qëndruar nëpër hotele dhe duke shetitur rrugëve të Sofjes, shkruan gazetametro.net.

Lexo edheQytetari nga Malisheva: Ja si po i blenë anëtarët e rinj Nisma në Malishevë (Foto)
Në këtë numër përfshihen Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, dhe dy këshilltarët e Presidentit, Bekim Çollaku e Ardian Arifaj.
Por, pavarësisht kësaj kabineti qeveritarë i udhëhequr nga Ramush Haradinaj është “përfaqësuar” me një numër të madh zyrtarësh./gazetametro.net














