HomeLajmeDelegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes zhvillon aktivitete në Kroaci

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes zhvillon aktivitete në Kroaci

Të ngjajshme

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

Republika e Kosovës ka shënuar sot një moment të...

KQZ numëron 31 nga 47 kutitë e votave nga diaspora, përfundon procesi në disa ambasada e konsullata

Pasi pranoi pakot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi numërimin...

Dembele: Nuk pendohem që u largova nga Barceloan, ishte vendimi i duhur

Ousmane Demebele e ka gjetur veten te PSG, ku...

Gerrard befason me parashikimin e tij për Kupën e Botës

Ish-legjenda e Liverpulit, Steven Gerrard ka dhenë parashikimin e...

Barcelona nis procedura ligjore ndaj Florentino Perez për shpifje

Barcelona ka njoftuar se ka ndërmarrë hapa ligjorë kundër...

Në kuadër të pjesëmarrjes në konferencën ASDA 2026, delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes, i kryesuar nga zëvendësministri në detyrë Gegë Lleshi, realizoi një vizitë edhe në qytetin e Vukovarit, me qëllim të njohjes nga afër me historinë e luftës dhe vendet përkujtimore që dëshmojnë sakrificën e popullit kroat në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së vendit.

Sipas njoftimit, delegacioni, gjatë vizitës në Vukovar, vizitoi Spitalin Memorial, Muzeun Përkujtimor dhe lokacione të tjera me rëndësi historike, si dhe bëri homazhe në Varrezat Memoriale të Viktimave të Luftës së Atdheut, duke vendosur lule në nderim të të rënëve.

Gjatë vizitës, delegacioni u informua mbi zhvillimet historike të luftës në Vukovar, vuajtjet e popullatës civile dhe pasojat humanitare të konfliktit. Kjo vizitë shërbeu gjithashtu si moment reflektimi mbi përvojat e ngjashme të Republikës së Kosovës gjatë viteve 1998 -1999.

“Në margjinat e aktiviteteve të ASDA 2026, zëvendësministri në detyrë i Mbrojtjes zhvilloi takime me veteranë të Luftës së Atdheut të Kroacisë, përfshirë edhe veteranë me prejardhje shqiptare që kontribuuan në mbrojtjen e Kroacisë gjatë luftës. Me këtë rast, u shpreh mirënjohje për kontributin dhe sakrificën e tyre në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë dhe paqes”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, delegacioni u takua me pesë kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët vijojnë studimet në institucionet edukative ushtarake të Republikës së Kroacisë. Gjatë takimit u diskutua për ecurinë e studimeve dhe zhvillimin profesional të tyre, duke vlerësuar përkushtimin e kadetëve në ngritjen e kapaciteteve të tyre akademike dhe ushtarake në shërbim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Delegacioni poashtu vizitoi edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zagreb, ku u prit nga ambasadori i Republikës së Kosovës, Martin Berishaj, dhe stafi diplomatik.

Në takim u diskutua për aktivitetet e ambasadës në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërinstitucional në fusha me interes të përbashkët.

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit me vendet partnere, zhvillimin e kapaciteteve profesionale të sektorit të mbrojtjes dhe promovimin e vlerave të përbashkëta të paqes, sigurisë dhe demokracisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz