Raporti i Komisionit Ndërkombëtar për studimin e vuajtjeve në Srebrenicë gjatë periudhës 1992-1995 është publikuar sot.
Ky komision ishte udhëhequr nga historiani izraelit Gideon Greif.
Raporti 1036 faqësh, me të gjitha konkluzionet, është publikuar në gjuhën serbe dhe angleze, raporton B92, përkthen në shqip Periskopi.
“Pas një hetimi të thellë nga Komisioni Ndërkombëtar i Pavarur në Rajonin e Srebrenicës, konkludohet që nuk ka pasur as krim individual të gjenocidit e as gjenocid në atë vend. Megjithëse Komisioni nuk shqyrton vrasjet në gjenocidin e Srebrenicës, pranon faktin që mijëra njerëz ishin vrarë në mënyrën më tmerruese dhe përgjigjesit për këto krime duhen ndëshkuar,” lexohet në konkluzionet e Komisionit.
Anëtarët e tjerë të këtij komisioni ishin Walter Manusek nga Austria, avokati Marcus Kobach nga Gjermania, ekspertja Adarnela Schinab nga Nigeria dhe profesoresha Marija Gjuriq si përfaqësuese e Serbisë.
Përveç tyre, ka qenë edhe profesori Roger Bayard që është një ekspert i njohur botëror i forenziës, profesori tjetër japonez Yuki Saf, profesori Stephen Meyer dhe dy të tjerë.
Mund ta lexoni raportin e plotë të Komisionit duke klikuar në KËTË LINK. /Periskopi