back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeDeklaratë pas takimit, LDK -VV dakordohen rreth parimeve për marrëveshjen e koalicionit

Deklaratë pas takimit, LDK -VV dakordohen rreth parimeve për marrëveshjen e koalicionit

Të ngjajshme

Limaj: Me gjithë vullnetin tonë, koalicioni me PDK-në nuk u realizua

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, foli për arsyet...

Netanyahu u kërkon qeverive perëndimore të luftojnë antisemitizmin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar të martën që...

Messi ‘përshëndetet’ nga tigri në Indi

Lionel Messi vazhdoi edhe sot me turin e tij...

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë?

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush...

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje kanë dhënë detaje nga takimi që kanë mbajtur me grupet punuese për harmonizim të programeve, shkruan Gazeta Express.

Përmes një deklarate të përbashkët për media, është bërë e ditur se janë dakorduar për përmbatjen dhe partimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“Në vazhdimësi të takimit të dy liderëve të LDK-së dhe LVV-së, sot në Selinë e LDK-së është mbajtur takimi i grupeve punuese lidhur me marrëveshjen e koalicionit qeverisës. Dy grupet punuese u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje”, shkruhet në njoftim.

Tutje, thuhet se në takim u shqyrtuan temat kryesore politike për reformat kyçe sektoriale të cilat e presin qeverinë e re.

“ Në takim u shqyrtuan temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re. Palët u dakorduan për intensifikimin e takimeve dhe që takimi i radhës të mbahet të mërkurën nga ora 15:00 për të konkretizuar diskutimet e sotme”, shkruhet në njoftim./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz