BallinaBotëDeklaratat e Trumpit për rezultatin zgjedhor zemëron liderët në SHBA

Deklaratat e Trumpit për rezultatin zgjedhor zemëron liderët në SHBA

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Liderët në Shtetet e Bashkuara, nga radhët e të dy partive politike, kanë shprehur zemërimin e tyre, mbi komentet e kandidatit republikan për president, Donald Trump, i cili ka refuzuar të thotë ‘nëse do ta pranojë rezultatin zgjedhor në rast të humbjes në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit’.

Presidenti Barack Obama e quajti të “rrezikshëm” pohimin e Trumpit se zgjedhjet janë “të manipuluara” dhe kjo, me sa duket, ‘për shkak se sondazhet tregojnë se kundërkandidatja e tij demokrate, Hillary Clinton është shumë më përpara tij’.

“Kur ju përpiqeni të mbillni dyshim në mendjen e njerëzve lidhur me legjimitetin e zgjedhjeve tona, kjo gjë dëmton demokracinë tonë”, ka thënë Obama.

“Kur ju sugjeroni se ka manipulim apo mashtrim pa ofruar asnjë provë …Trump bëhet i nominuari i parë i një partie të madhe në historinë e Amerikës që sugjeron se ai nuk do të pranojë rezultatin pavarësisht humbjes … kjo çështje nuk është shaka”, ka thënë presidenti Obama.

Kryetari i dhomës së përfaqësuesve të SHBA-së, Paul Ryan, përmes zëdhënësit të tij ka thënë se “demokracia jonë varet në besimin në rezultatet zgjedhore dhe zoti Ryan është i sigurt se shtetet do t’i organizojnë këto zgjedhje me integritet”.

Senatori republikan John McCain, i cili në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, u mposht nga Obama ka thënë se “mua nuk më pëlqeu rezultati i zgjedhjeve të vitit 2008. Por e kam pasur për obligim që ta pranojë atë dhe e kam bërë pa ngurrim. Koncesioni është akt i respektit për të mirën e amerikanëve, një respekt që është përgjegjësia e parë e çdo lideri amerikan”, ka thënë McCain. (REL)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz