Deklarata e Vesel Veselit – Çfarë thotë për vajzën e mitur?
01

Lexo edheKonjufca në Debat Plus: Molliqaj të merr Salih Salihun dhe tërë SHIK-un dhe përballemi në gjykatë

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar 30 ditë paraburgim policit nga Drenasi, nën dyshimin për ngacmim dhe shantazh seksual ndaj një vajze të mitur.
Më poshtë, deklarata e të dyshuarit.
Lexo edheKonjufca në Debat Plus: Molliqaj të merr Salih Salihun dhe tërë SHIK-un dhe përballemi në gjykatë

“Nuk e kam trajtuar rastin, nuk kam dhënë kurrfarë kontributi për sa i përket rastit dhe natyra e rastit ka qenë që të trajtohet nga një zyrtar policor femër. Fakti që prokurori e përmend se kam shkuar të shkolla, e kam marrë numrin e telefonit, jam takuar me të dhe i kam bërë presion, nuk qëndron. Njoftimin e parë, që jam njoftuar me atë vajzë ka qenë fusha e futbollit, në fund të majit apo fillimi i qershorit, nuk e di saktësisht. Unë nuk i pranoj këto akuza, që i ka bërë prokurori dhe nuk qëndroj prapa tyre. Ju lutem që të ma caktoni një masë të butë. Unë as nuk do të ik, as nuk do të ndikoj dhe do të përgjigjem sa herë që kërkohet nga unë”, ka deklaruar i dyshuari para gjykatës.