back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeDeklarata e Putin për Kosovën shkakton tërmet në Serbi (video)

Deklarata e Putin për Kosovën shkakton tërmet në Serbi (video)

Të ngjajshme

Publikohet videoja e të dyshuarit që qëllon me armë Kirk, ndërsa kërkimi vazhdon

Autoritetet sapo kanë publikuar një video të re të...

Emina: Bëra IVF që ta kem fëmijën e tretë djalë

Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj, në një...

Komunat nën presion financiar, Ibrahimi: Mbi 236 milionë euro të humbura

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi,...

Parashikimi i motit për sot

Për ditën e sotme parashihet mot me diell e...

Petkoviqi refuzon të diskutojë në Bruksel për Luginën, reagon Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka reaguar ashpër pasi në...

Intervista e presidentit rus, Vladimir Putin dhënë të përditshmes më të lexuar gjermane “BILD” ka shkaktuar tërmet në opinionin publik serb.

Disa media serbe kanë shkruar për deklaratat e Putin se Kosova ka pas të drejtën e vetëvendosjes njëjtë sikur edhe Krimea. Agjencia e Lajmeve B92 ka shkruar një artikull, ku citohet Putini, duke thënë se populli i Kosovës ka pas të drejtën e vetëvendosjes.

Menjëherë pas publikimit kanë shpërthyer komente të ndryshme të lexuesve serb. Ata kanë dalë hapur kundër Putinit, por edhe Qeverisë serbe, të udhëhequr nga Aleksander Vuçiç.

Njëri nga komentuesit ka shkruar se Putini me këtë deklaratë është duke përgatitur rrugën për njohjen e Kosovës. “Pse atëherë nuk e njeh Kosovën? Putini përgatitë rrugën për njohjen e Kosovës”, ka shkruar ai.

Një tjetër komentues ka shkruar se Koshtunica nuk është fajtori kryesor, tashmë e kemi një të ri: Putinin.

“Për mua është njëjtë… Më duken qesharake komentet, si: “Putin, të duam”!, “Putin, Serbia është me ty”!. Të gjithë janë të njëjtë: interes, interes. Putinit s’i ‘kërcet’ për neve, bile as rusët nuk çmenden pas nesh…”, ka shkruar një serb tjetër i pikëlluar me atë çfarë ka lexuar sot ne mediat serbe, transmeton republika.nfo.

Në një intervistë dhënë gazetës gjermane, BILD, Vladimir Putin përmendi pavarësinë e Kosovës. Putin përsëri e quan pavarësinë e Kosovës ligjore dhe të justifikuar, në mbrojtje të aneksimit të Krimesë nga Rusia./VOAL/

2016-01-11_20-38-43

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz