BallinaSportDeklarata e ditës: Në klubin e Vala Superligës nuk paguhen lojtarët tash...

Deklarata e ditës: Në klubin e Vala Superligës nuk paguhen lojtarët tash e tre muaj, nuk do të kthehem më te ky ekip

Të ngjajshme

Gjermania zbulon virusin e hepatitit A në frutat e ngrira nga Serbia

Gjermania ka zbuluar virusin e hepatitit A në një...

​Kapen me armë dhe drogë në Prishtinë, njëri përfundon në mbajtje

Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në...

“Pensionohet” Volkswagen Tourani i famshëm

Rritja e popullaritetit të SUV-ve gjatë dekadave të fundit...

Futbollisti nga Shqipëria, Ervin Hallunaj, është një nga lojtarët e larguar nga Flamurtari në javët e fundit, përcjellë GazetaOlle.com.

Hallunaj tash e tre javë nuk është pjesë e ekipi kuq e zi.

Ai thotë për GazetaOlle.com se është larguar për shkak të financave. “Nga Flamurtari jam larguar për arsye financiare dhe nuk kisha se si të vazhdoja tutje aty. Nuk më ka larguar askush, por jam larguar vet”, ka thënë futbollisti shqiptar për ‘Olle’.

Fotografia e Ervin Hallunaj

“Nuk është momenti të flasim për borxhe. Thjesht di të them se te Flamurtari nuk janë paguar lojtarët tash e tre muaj”, potencoi Ervin Hallunaj.

Ai në fund foli edhe për përvojën në ekipin prishtinas. “Te Flamurtari kam kaluar shumë mirë. Kam shumë miq në Kosovë dhe Flamurtarit i uroj suksese. Por, besoj që aventura ime do të vazhdojë prapë në Kosovë, kuptoj, jo më të Flamurtari”, përfundoi Ervin Hallunaj. /Gazeta Olle/

Fotografia e Ervin Hallunaj

Fotografia e Ervin Hallunaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz