back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeDeklarata e Delawisë mbi ndryshimin e Ligjit për Gjykatën speciale ‘pushton’ mediat...

Deklarata e Delawisë mbi ndryshimin e Ligjit për Gjykatën speciale ‘pushton’ mediat serbe

Të ngjajshme

“E di që kam dalë e keqja jashtë”, Brikena flet pas sqarimit me Mateon

Pas sqarimit që u bë gjatë spektaklit të mbrëmshëm,...

Lamine Yamal shënon gol të bukur, Barcelona në epërsi

Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e dytë ndaj...

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Greg Delawi, ka planifikuar një takim urgjent me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, jo shumë kohë pasi doli në pah e vërteta se parlamenti i Kosovës, me kërkesë të veteranëve të UÇK’së, do të ndryshojë në mënyrë drastike ligjin për Gjykatën Speciale për krimet e UÇK’së.

Mediat e Prishtinës raportojnë se Delawi reagoi ashpër ndaj kërkesës së veteranëve të UÇK’së për të ndryshuar vendimin mbi formimin e Gjykatës Speciale në parlament, veçanërisht pasi që iniciativa u mbështet nga Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryetari i Parlamentit Kadri Veseli.

Delawi paralajmëroi publikisht liderët shqiptarë të Kosovës se vendimi për anulimin e Gjykatës Speciale do të çonte në një “izolim global” të Kosovës, raporton “Vestinet”, transmeton Periskopi.

“Ideja për të ndryshuar Ligjin për Gjykatën Speciale mund të çojë në një izolim global të Kosovës. Mos e ktheni kohën prapa” – shkroi Delawi në Twitterin e tij.

Në thelb, veteranët e UÇK’së dyshohet se morën mbështetje të mjaftueshme parlamentare për të ndryshuar ligjin.

Edhe pse fillimisht ai mbështeti formimin e Gjykatës Speciale, Thaçi më pas, pas presionit të veteranëve të UÇK’së, ndryshoi qëndrimin e tij dhe deklaroi se gjyqet e ish-anëtarëve të formacionit të kryesuar prej tij do të ishin “pafajësi historike” .

Një gjykatë speciale nën patronazhin e Bashkimit Evropian u formua për të ndjekur penalisht rastet kundër anëtarëve të UÇK’së për krimet e kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Hetimi i këtyre krimeve filloi pas raportit nga përfaqësuesi special i Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Të Fundit

Sport

ShowBiz