Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditLDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e...

LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale

Të ngjajshme

Druzët e Sirisë arrijnë marrëveshje të re armëpushimi me qeverinë

Udhëheqësi fetar druz, Sheiku Yousef Jarboy ka njoftuar se...

Varroset polici Mehmet Kelmendi, familja fal gjakun pas humbjes së dy anëtarëve

Sot në fshatin Nabergjan të Pejës është varrosur polici...

Murali i Lamine Yamal shkatërrohet mes polemikave për ditëlindjen

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka dominuar titujt e...

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj dhe Besian Mustafa, dorëzuan sot në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me çështjen e arkave fiskale.

Gjykata Supreme shfuqizoi si të paligjshëm një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati.

Ky udhëzim, që lidhej me shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve përkatës, ishte publikuar në Gazetën Zyrtare më 16 prill, një ditë pas miratimit nga Murati, i cili tashmë kishte marrë mandatin si deputet pas zgjedhjeve të shkurtit.

“Qeveria në dorëheqje është e autorizuar të kryejë vetëm aktivitetet e domosdoshme dhe të planifikuara në Planin vjetor të punës së Qeverisë dhe në ligjin vjetor për buxhetin, duke përjashtuar miratimin e akteve nënligjore normative të reja”, thuhet në aktgjykimin e Supremes. /eo

- Advertisement -

Të Fundit