back to top
Sunday, December 14, 2025
BallinaLajmeDefekt teknik në rrjetin e ujit në Istog, Komuna: Gjendja nën kontroll

Defekt teknik në rrjetin e ujit në Istog, Komuna: Gjendja nën kontroll

Të ngjajshme

Lahu zbulon sekrete nga VV-ja: Kurti i kërkoi Nagipit të mblidhte informata për Ymer Fejzullahun e ZRrE-së

Berat Lahu, ish asamblist i Vetëvendosjes, ish-kryeministri Albin Kurti...

Franca frenon Malin e Zi, në procesin e integrimit në BE

Franca ka ngadalëson avancimin e rrugëtimit të Malit të Zi,...

Parashikimi i motit për të dielën

Gjatë së dielës, moti në vend do të karakterizohet...

Franca frenon Malin e Zi, në procesin e integrimit në BE

Franca ka ngadalëson avancimin e rrugëtimit të Malit të Zi,...

Parashikimi i motit për të dielën

Gjatë së dielës, moti në vend do të karakterizohet...

Në Komunën e Istogut është shënuar një incident teknik si pasojë e një rrjedhjeje të klorit nga një gyp i dëmtuar. Autoritetet komunale kanë reaguar me shpejtësi dhe njoftojnë se situata është tashmë plotësisht nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për qytetarët.

Sipas njoftimit zyrtar nga Komuna e Istogut, defekti është identifikuar dhe riparuar menjëherë nga ekipet kompetente. Uji i pijshëm nga burimi i Istogut është i pastër dhe i sigurt për konsum, ndërsa furnizimi me ujë po vazhdon normalisht.

“Në vendngjarje ka qëndruar edhe drejtori i Emergjencave, z. Xhevat Demaj, i cili ka mbikëqyrur nga afër menaxhimin e situatës dhe ka konfirmuar se nuk ka rrezik për shëndetin publik”, thuhet në njoftim.

Komuna e Istogut, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, do të vazhdojë monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit, për të siguruar standardet më të larta të sigurisë për qytetarët./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz