Dean Huijsen mungon ndaj Real Betis, shqetësim për mbrojtjen e Real Madridit
dp

Lexo edhePo kërkohet nga Barcelona, Fisnik Asllani ishte i pranishëm në stadium në derbin ndaj Espanyolit

Real Madrid ka marrë një lajm jo të mirë përpara ndeshjes së radhës në kampionat ndaj Real Betis. Mbrojtësi i ri, Dean Huijsen, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për këtë takim, për shkak të një problemi fizik.
Sipas raportimeve të ”COPE”, Huijsen vuan nga një mbingarkesë në muskulin rektus, çka ka detyruar stafin mjekësor të klubit të mos rrezikojë aktivizimin e tij, shkruan IndeksOnline.
Gjendja e lojtarit do të vlerësohet ditë pas dite, ndërsa nuk dihet ende nëse ai do të mungojë edhe në ndeshjet pasuese.

Lexo edhePo kërkohet nga Barcelona, Fisnik Asllani ishte i pranishëm në stadium në derbin ndaj Espanyolit
Mungesa e Huijsen përbën një tjetër dhimbje koke për Real Madridin, i cili po përballet me disa probleme fizike në repartin e mbrojtjes. Megjithatë, “Los Blancos” synojnë të marrin maksimumin ndaj Real Betis, pavarësisht këtij problemi.
Klubi pritet të japë një përditësim zyrtar në ditët në vijim mbi gjendjen e mbrojtësit./IndeksOnline/