BallinaSportDe Biasi kritikon Juventusin

De Biasi kritikon Juventusin

Të ngjajshme

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli,...

Licencohen 10 klube kosovare për garat evropiane, derisa dy nga Superliga jo

Federeta e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se...

BE-ja mirëpret propozimin e Zelenskyt, për armëpushim

Zëdhënësja për politikë të jashtme dhe siguri në BE,...

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka komentuar ndeshjen mes Sevillas dhe Juventusit, e cila u zhvillua në kuadër të Ligës së Kampionëve

Gianni De Biasi, trajneri i Kombëtares shqiptare, i ftuar në studiot e televizionit zviceran RSI, ka komentuar ndeshjen e mbrëmshme në Ligën e Kampioneve mes Sevillas dhe Juventusit.

Ndonëse kampioni i Italisë fitoi me rezultat 3:1 dhe siguruan kalimin në fazën tjetër të turneut, De Biazi vlerëson negativisht paraqitjen e skuadrës nga Torino në këtë ndeshje.

“Juventusi kishte këtë mungesë të rëndësishme të Higuain, por nuk besoj se e justifikon paraqitjen që dhuroi. Rezultati përfundimtar është bindës, por mendoj se nga pikëpamja e cilësisë së lojës mund të bëjë shumë më tepër”, ka deklaruar italiani.

“Këtë herë arriti maksimumin me minimumin e sforcos. Por, besoj se duhet të respektojmë edhe Sevillan që del e humbur, por padyshim jo e mundur nga fusha e lojës. Diferencën thelbësore e bëri Franco Vazquez, i cili doli nga loja në mënyrë të palogjikshme dhe mendoj se ndeshja ktheu praktikisht pas këtij episodi”, u shpreh ai.

Ai mendon se një pikë kthese e ndeshjes ishte edhe goli i avantazhit i Juventusit, i shënuar nga Leonardo Bonuçi me një gjuajtje nga jashtë zonës. Ndërkaq, zhgënjimi më i madh i mbrëmjes për trajnerin e kuqezinjve është Miralem Pjaniç për të cilin nuk kursen kritikat.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz