back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeDaut Haradinaj thotë se nuk bën gara dhe bajraktarizëm në emër të...

Daut Haradinaj thotë se nuk bën gara dhe bajraktarizëm në emër të Ushtrisë

Të ngjajshme

Shukri Buja: Çdo fëmijë në Lipjan do të mësojë edhe notin

Kandidati i PDK-së për Lipjanin, Shukri Buja, deklaron se ...

Umtiti merr vendimin e papritur si futbollist

Futbollisti, Samuel Umtiti ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen e tij...

Ismaili flet për Prishtinën: Është jeta jem, shpia jem ku e kam bo familjen

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë...

Osmani pret në takim ambasadorin francez, Olivier Guerot

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur...

Zotimi i ambasadorit amerikan, Greig Delawie se do të përfshihet personalisht në mënyre qe të binden deputetët serb për transformimin e FSK-së në Ushtri, i ka gëzuar përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, dhe deputetët e Kuvendit.

Kryetari i Komisionit për Siguri dhe Punë të Brendshme, Daut Haradinaj thotë se nëse vërtete ky është viti kur Kosova do të bëhet me Ushtri në cilën do formë, atëherë kjo do të ishte një arritur e madhe për Kosovën.

Haradinaj ka thënë për ‘Indeksonline’, se ai nuk bën gara dhe bajraktarizëm në emër të Ushtrisë.

Ai ka thënë se, do të bëjë gjithçka qe është në mandatin e tij për ta pasur Ushtrinë.

“Ushtria është pothuajse obligim i yni si institucione. Versioni A është dhe do të mbetet qëllimi ynë kryesore, duke e ditur se kërkohet shumica e dyfishte për ndryshime kushtetuese, e kjo deri sot ishte e pamundur. Ne iniciuam debatin qe FSK-së t’i shtohen kapacitetet dhe misioni me një ligj të thjeshtë. Unë nuk bëj gara dhe bajraktarizëm në emër të Ushtrisë. E rëndësishme është qe këtë vit ta kemi Ushtrinë”, ka thënë Haradinaj.

Deputetët, sipas tij, do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta kryer këtë obligim.

Edhe vet presidenti Thaçi në një intervistë për mediet ka lënë të kuptohet se tani për tani nuk do të shkohet me ligjin e sponsorizuar nga presidenca, por do të provohet qe t’i bindin serbët në mënyre qe transformimi i FSK-së në Ushtri të ndodhe me ndryshime kushtetuese.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz