back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeDaut Haradinaj: Nuk kam thënë se do të ketë pastrim etnik

Daut Haradinaj: Nuk kam thënë se do të ketë pastrim etnik

Të ngjajshme

Proceset drejt fundit, Specialja emëron gjykatës të ri

Më 11 shtator, Autoriteti Emërues, gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano,...

Rivendosja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së

Në 4–5 vitet e fundit, marrëdhëniet e Kosovës me...

Buja premton se parkingun e qytetit do ta bëjë funksional, e shpjegon në detaje këtë projekt

Shukri Buja, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për...

Festë në Serbi, Amerika ia ktheu shpinën Kosovës! – Bravo Albin Kurti!

“ShBA-ja sapo i dha shuplakë Prishtinës: Suspendim, dhe atë...

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur rreth deklaratave të tija dhënë ditë më parë ku tha se nëse Ramush Haradinaj ekstradohet për në Serbi, atëherë vendi mund të ballafaqohet me luftë.

Haradinaj ka thënë se deklarata e tij është keqkuptuar, ngase sipas tij asnjëherë nuk ka thënë se në Kosovë do të ketë spatrim etnik, raporton Gazeta Express.

“Asnjëherë nuk kam thënë që do të ketë spastrim etnik. Ata po tentojnë ta spastrojnë Kosovën etnikisht, pra Beogradi zyrtar,  por nëse donë më luajt me zjarr atëherë puna e mbarë i koftë”, ka thënë Haradinaj.

Tutje ai është shprehur se brenda Kosovës ka individ që po tentojnë ta destabilizojnë vendin.

“Pas deklaratave të mia ka pasur reagime të shumta. E përsërisë edhe njëherë e kam thënë me plotë vetëdije deklaratën time. Ajo deklaratë është kapur për bishti. Brenda Kosovës duhet me e kuptua se ka tendencqa për ta destabilizuar këtë vend”, ka thënë Haradinaj gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

Tutje ai është shprehur se nuk ka provokim më të madh se sa mbajtja e Ramush Haradinajt në gjykime.

“Unë kam fol dhe e përsëris: Më pas kujdes se nuk luhet më me kombin tonë. Nuk ka provokim me të madh se përmes një njeriu të provokojnë ta destabilizojnë vendin. Këtë duhet ta dinë edhe përfaqësuesit diplomatik sepse po e mbajnë një njeri peng. Kurrkush më shumë se sa unë e don paqen dhe stabilitetin e Kosovës.

“Nuk lëshojmë pe mo, përgjigjen e njëjte kanë më marrë çdoherë si në 1998 e 99 Lirinë  e kemi fituar vetë bashkë me përkrahjen e miqve tonë”, ka thënë ai.

Haradinaj thotë se ata që sot po krekosen për serbët e Kosovës, është mirë të na tregojnë se si ndodhi vrasja “Panda” në Pejë.

“Unë kam fol edhe e përsëriti prapë, duhet me pas kujdes dhe nuk luhet më me kombin tonë”, ka thënë Haradinaj duke komentuar edhe ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë.

“Po e mbajnë një njeri peng, për qëllime të caktuara dhe e kanë shumë gabim”, ka thënë ai.

Sipas tij, serbët në Beograd po tentojnë me spastru Kosovën, jo Daut Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz