Daut Haradinaj heq dorë nga statusi i veteranit
BILLI

Lexo edheKomuna e Malishevës përkrah 150 bujq me motokultivatorë

Është bërë bujë e madhe për çështjen e veteranëve të vërtetë dhe atyre mashtrues.
Por është pikërisht deputeti nga radhët e AAK-së, njëherësh ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj i cili ka vendosur që të heq dorë nga statusi i veteranit, raporton Indeksonline.
Pas publikimit të listave në të cilat thuhet të jenë shumë emra të vërtetë veteranësh të cilësuar si mashtrues, Haradinaj ka vendosur të ndërmarrë këtë hap.

Lexo edheKomuna e Malishevës përkrah 150 bujq me motokultivatorë
Ndryshe në vend çështje tejet e rëndësishme vazhdon të mbetet situata e veteranëve si dhe aktakuza e ngritur nga Prokuroria.
Haradinaj edhe pak orë më parë ka deklaruar se do të ishte më mirë të ndryshohej ligji pasi sipas tij do të ketë përplasje të popullit./Indeksonline/