DASH reagon pas deklaratës së ministres serbe për “spastrimin etnik të Kosovës”: SHBA kërkon gjuhë konstruktive
dp

Lexo edheNatasha Kandiq: Ministrja Paunoviq e di çfarë ndodhi në Pejë, por relativizon krimet

Në një përgjigje për Gazetën Express, një zëdhënës i DASH ka theksuar se prioritet i Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor mbetet paqja dhe stabiliteti, ndërsa normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet pjesë thelbësore e këtij qëllimi.
“Prioriteti i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor është paqja dhe stabiliteti. Normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është një pjesë e domosdoshme e kësaj. Ne i inkurajojmë udhëheqësit politikë të përdorin gjuhë konstruktive për të çuar përpara këtë qëllim me mirëbesim”, ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Lexo edheNatasha Kandiq: Ministrja Paunoviq e di çfarë ndodhi në Pejë, por relativizon krimet