back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeDallavere të mëdha po ndodhin brenda FSK-së

Dallavere të mëdha po ndodhin brenda FSK-së

Të ngjajshme

Dezertimi i ushtarëve nga Forca e Sigurisë së Kosovës, apo tema e braktisjes së këtij institucioni çdo ditë e më shumë po merr vëmendje tek publiku.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, uniformën ushtarake e kanë dorëzuar mbi 100 pjesëtarë. Sipas burimeve të Syri.net Kosova, gjithë kjo po bëhet për shkak të pakënaqësive që pjesëtarët kanë për pagat dhe gradimet.

Gradimit brenda FSK-së ka filluar qysh në pranverën e vitit 2021, por nga ajo kohë ky proces është stopuar për shkak të përplasjeve të klaneve që janë formuar për brenda këtij dikasteri.

Një burim i Syri.net Kosova brenda FSK-së tregon se një numër shumë i madh i ushtarëve të cilët kërkojnë që të avancohen, bazuar në ligjin për FSK dhe rregullores së brendshme, janë larguar edhe për shkak të mos kthimit të një përgjigje as nga bordi i ankesave brenda FSK-së.

Bazuar në informacionet që Syri ka siguruar, në zyrën e ankesave kanë arritur shkresa nga secila kategori.

•Për pozitat: Rreshter OR5 dhe Rreshter i klasa e parë, OR7 janë dorëzuar 90 ankesa, për këto pozita ishte dashur më së largu të u ipet përgjigje në dhjetor të 2021, një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më sot.

•Për pozitën ushtar OR2 janë bërë 60 ankesa, njësoj edhe për pozitën tetar OR4.

 •Për pozitat toger OF1 dhe major OF3 janë ankuar 22 pjesëtarë të FSK-së, as këta ende nuk kanë marr asnjë përgjigje.

Këta pjesëtarë që shumë prej tyre edhe në pozita të larta, janë pjesë e aplikimeve për viza gjermane.

Bazuar në burimin e Syrit, për gjithë këtë që po ndodh është në dijeni edhe ministri Armend Mehaj. Për me tepër ky fundit ka pasur një takim para disa ditësh edhe me ambasadorin gjerman, Rouhed pikërisht për këtë çështje.

Sipas këtij burimi ambasadori është shprehur shumë kritik për mënyrën se si shtetit gjerman ka investuar për kuadro të FSK, dhe është munduar që të rrisë mbështetjen për ushtrinë kosovare, tani ata po largohen dhe nuk po qëndrojnë në Kosovë.

Që nga viti 2009 deri në tetor të këtij viti nga FSK-ja janë larguar mbi 700 pjesëtarë. Këto shifra janë konfirmuar edhe nga zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Pas transformimit, sfidat për ushtrinë e re u shtuan veçmas atëherë kur shteti serb nisi presionin ndaj pjesëtarëve të këtij komuniteti në FSK, të cilët menjëherë filluan të largohen. Si rrjedhojë e kësaj, numri i pjesëtarëve serbë që kanë braktisur deri tash FSK-në shkon mbi 80.

Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua në vitin 2009 në bazë të “Planit Ahtisaari”, dokument që çoi drejt Pavarësisë së Kosovës. Kjo Forcë është ngritur nën mbikëqyrjen e aleancës së Atlantikut të Veriut, por misioni dhe kapacitetet e saj nuk përkuan me ambicien e institucioneve, që Kosova të ketë ushtrinë e saj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz