Dalin pamjet e vrasjes së dyfishtë në Tiranë

Janë publikuar tashmë pamjet e vrasjes së dyfishtë që tronditi këtë të premte Tiranën, ku një 31 vjeçar vrau me armë zjarri të dashurën e tij 19 vjeçare, Xhuljeta Çuni e më pas qëlloi mbi veten.
Tiranapost ka publikuar dy foto të shkrepura nga një dëshmitar okular i ngjarjes.
19 vjeçarja qëndron e shtrirë dhe e pajetë në tokë, ndërsa disa metra më tutje, Xhafer Mataj është përtokë, ndërsa koka e tij është e mbuluar nga një pellg gjaku, i shkaktuar nga plumbi që i riu i dha vetes fill pas vrasjes së 19 vjeçares.
Dëshmitari që ka bërë fotot është shprehur për Tiranapost se 31 vjeçari ka zbritur nga makina e tij ndërsa e reja po priste buzë rrugës në zonën e Don Boskos në Tiranë. Sipas dëshmitarit, Xhuljana i ka zgjatur dorën për ta takuar, kurse Xhafer Mataj i ka drejtuar pistoletën dhe ka qëlluar. Më tutje 31 vjeçari ka kaluar rrugën në këmbë në një lulishte aty pranë dhe ka qëlluar veten në kokë.

Lexo edheVrau nënën e babain, i riu në polici: Më rrahën, kokën ma futën në kazan
Vdekja për 19 vjeçaren ka qenë e menjëhershme, ndërsa për 31 vjeçarin ka zgjatur disa orë pasi ky i fundit u transportua i gjallë në spitalin e Traumës, ku dhe pas rreth dy orësh gjeti vdekjen.
Xhafer Mata kishte një lidhje dashurore me Xhuljeta Çunin prej disa kohësh. Madje 31 vjeçari kishte lënë bashkëshorten e tij. Çifti kishte dhe një fëmijë 1 vjeçar për të cilin kujdesej vetë 31 vjeçari Xhafer Mata.
Më poshtë foto e publikuara nga Tiranapost














