Finlanda ka vënë në shitje biletat për ndeshjen me Kosovën.
Ky takim luhet më 5 shtator në Veritas Stadium të qytetit Turku, në orën 21:45, sipas orës lokale, që i bie në 20:45 sipas asaj në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Menjëherë pas këtij vendimi, shqiptarët që jetojnë në Finlandë kanë postuar në facebook e rrjete tjera sociale biletat e blera.
Përballja me Finlandën është historike për Kosovën, pasi shënon herën e parë që përfaqësuesja e pranuar në FIFA muajin e kaluar, merr pjesë në kualifikimet për një kompeticion të madh, sikur që është Botërori Russia 2018, në kuadër të të cilave luhet edhe takimi i 5 shtatorit në Turku.
