BallinaShqiptareDalin imazhet: Jo vetëm spanjollët, pronari i "Panoramës" dhunoi një tjetër familje...

Dalin imazhet: Jo vetëm spanjollët, pronari i “Panoramës” dhunoi një tjetër familje tre ditë më parë (FOTO LAJM)

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...
Albeu.com ka siguruar dëshminë e një tjetër vizitori në restorant “Panorama” në Porto Palermo, i cili thekson se ishin dhunuar nga Mihal Kokëdhima tre ditë më parë vetëm se kishin shkuar për t’u parë në detin që ndodhet pak metra larg biznesit të tij, por që trajtohet si plazh privat.

Bruno tregon se ishin ulur në plazh dhe po prisnin që të vinte kamarieri që të jepnin porosinë ose pagesën, por aty u vjen pronari i restorantit dhe ia hedh nënën nga shezlongu duke i fyer me fjalët më të pista.

Në foton e mësipërme duket momenti kur pronari fyen pushuesit.

“U ulëm pranë një çadre duke pritur kamarierin për të paguar lekët dhe të jepnim porosinë, por na erdhi pronari i restorantit aty pranë dhe fillimisht hodhin nënën time nga shezlongu bashkë me peshqirin dhe sendet e saj pasta filloi të na bërtase dhe ulerasë. U trembëm shumë, megjithëse mund t’i përgjigjesha, por isha me familjen”, tregon Bruno për eksperiencën në këtë restorant.

Turistët theksojnë në platforma të ndryshme online në lidhje me turizmin agresivitetin e pronarit të restorant “Panorama” si edhe mungesën e çmimeve dhe faturat tepër të kripura për peshkun, i cili jepet pa peshë dhe çmim fillestar sipas tyre.

Mihal Kokëdhima u arrestua sot nga policia pasi rrahu pesë turistët spanjollë që kishin shkuar për të ngrënë në restorantin e tij. Pas vonimit të porosisë ata kishin tentuar të largohen edhe prej shërbimit të keq, por u përballen me dhunën e pronarit të restorantit, i cili u nxorri edhe thikën duke i kërcënuar. Njëra prej turisteve sipas policisë është dëmtuar më tepër duke marrë mjekim në spital. /albeu.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz