Dalin fotot e vjetra të Antonetës, ja si dukej banorja e BBVK 5 shumë vite më parë
dp

Lexo edheBig Bama ndyshon look-un, po shkëlqen në paraqitjen e fundit

Në rrjet po qarkullojnë dy fotografi të vjetra të Antoneta Koçit, të cilat tregojnë si dukej moderatorja shumë vite para se të bëhej pjesë e “Big Brother VIP Kosova 5”.
Në njërën prej tyre, Antoneta shihet në një studio radioje, me flokë të gjatë e të drejtë dhe me kokën mbështetur në dorë.
Në tjetrën, e veshur me të kuqe, ajo shfaqet më lozonjare teksa mban një laps mes dhëmbëve. Edhe pas kaq vitesh, në të dyja fotot dallohet e njëjta bukuri dhe ëmbëlsi që e karakterizon edhe sot.

Lexo edheBig Bama ndyshon look-un, po shkëlqen në paraqitjen e fundit
Antoneta është një ndër protagonistet e këtij sezoni të “Big Brother VIP Kosova”. Ajo ka fituar simpatinë e publikut për natyrën e saj të çiltër dhe mënyrën e drejtpërdrejtë si e thotë atë që mendon.
