back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmeDaka: Jemi të gatshëm për zgjedhje

Daka: Jemi të gatshëm për zgjedhje

Të ngjajshme

Ka kaluar më shumë se një orë që nga fillimi i takimit Trump-Putin

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin...

Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell gjatë fundjavës në Kosovë

Fundjava në Kosovë do të karakterizohet me kushte stabile...

Australi: Zbulohet fosili 25 milionë vjeçar i një balene

Zbulimi i një fosili 25 milionë vjeçar në një...

78 vatra zjarri sot në Kosovë, situata më e rënduar paraqitet në Vushtrri

Agjencia e Menaxhimit Emergjent bën të ditur se të...

Nëse Kosova do të shkojë në zgjedhje, ato do të monitorohen edhe nga anëtarë të shteteve tjera, pjesë e Asociacionit të Zyrtarëve Zgjedhorë Evropianë, pasi tashmë KQZ-ja është pjesë e këtij institucioni. Valdete Daka flet për sfidat nëse do të kërkohen zgjedhje të parakohshme

Ndonëse asgjë nuk ka konkrete në planin politik, mosvotimi i Demarkacionit dhe Asociacionit të Komunave Serbe ka shtuar zërat se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, kërkesë kjo e vazhdueshme e partive opozitare. Në këtë situatë, në Komisionin Qendror Zgjedhor thonë se janë të gatshëm për zgjedhje, nëse ato mund të kërkohen nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, apo në rast të shpërbërjes së Kuvendit.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka, në një intervistë për “Zërin” ka folur për përgatitjet e këtij institucioni, në rast të kërkesës për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme. Daka ka thënë se nëse kërkohen zgjedhje, do të ketë “ilaç” edhe për problemet që ishin shfaqur në zgjedhjet e fundit, siç janë ndër të tjera edhe defektet në listat e zgjedhësve.

Ajo, po ashtu, ka folur për aspiratat e KQZ-së, në këtë kontest edhe anëtarësimin në Asociacionin e Zyrtarëve Zgjedhorë Evropianë, që mund të jenë vëzhgues të zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz