back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportDajakut i vijnë plot oferta, por i mbetet besnik Drenicës

Dajakut i vijnë plot oferta, por i mbetet besnik Drenicës

Të ngjajshme

Vërmicë: Zbulohet ngarkesë e fshehur me pajisje sportive, kozmetikë dhe produkte për fëmijë

Një autobus është ndaluar për kontrolle rutinë në pikëkalimin...

Sallahu ndan certifikata licencimi për profesionistët e shërbimeve sociale dhe familjare

Ushtruesi i Detyrës i Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu,...

​Rritet ndjeshëm numri i ankesave në OSHP, problem mungesa e ekspertëve

Numri i ankesave që janë deponuar në Organin Shqyrtues...

Shkëlqen Florent Hasani, shënon hat-trik për Bolusporin në Turqi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Hasani është duke...

OEK i kërkon BE-së të heqë masat kufizuese dhe të hapë rrugën për zhvillim

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka...

Futbollisti i njohur në Kosovë, Taulant Dajaku, është mjaft i kërkuar nga klubet vendore, por ai është besnik i skuadrës së Drenicës dhe fillimisht dëshiron të sqarohet me këtë klub, më pas të vendosë për të ardhmen.

Lajmin e ka bërë me dije të enjten për gazetën “Epoka e Re” vetë futbollisti kuqezi.
“Oferta kam dhe së ardhmes nuk i dihet kurrë. Klubet tona nuk punojnë me plane afatgjatë. Kështu është realiteti në futbollin tonë. Sot je në një klub, pas gjashtë muajsh në tjetrin. Kontratat e tipit që po nënshkruhen në Kosovë nuk kanë asnjë garanci, por as edhe detyrime për t’u përmbushur sepse s’janë të noterizuara. Fillimisht do të shoh në janar se cilat janë planet e drejtuesve të klubit, pastaj të vendos për të ardhmen”, ka thënë Dajaku. “Këtu po duhet të nënshkruajmë kontrata në çdo gjashtë muaj. Për respekt të kohës që kam kaluar këtu dhe meqë jam djalë Drenice, sigurisht se gjithmonë skuadra e Drenicës është në rend të parë”, ka deklaruar Dajaku.
I pyetur për ofertat, mesfushori i spikatur nuk ka dashur, sikurse edhe në kaluarën, t’i japë emrat e atyre skuadrave që interesohen për të.
“Kam disa oferta, por s’kam pranuar të bisedoj hollësisht pa e sqaruar situatën time në Klubin e Drenicës. Nuk kam dëshirë të manipuloj mediatikisht për këto gjëra. Të gjithë atyre që më kanë kontaktuar ua kam shpjeguar situatën time dhe vetëm pas janarit mund të vendos diçka”, ka thënë ai.
Skuadra nga Skenderaj sezonin e vjeshtës e mbylli jo në mënyrën më të mirë, pasi përfundoi në pozitën e tetë me 19 pikë të grumbulluara. Lidhur me synimet për pranverë, Dajaku është përgjigjur: “Me këtë fond të futbollistëve, mesi i tabelës do të jetë një trofe i mirë për Drenicën”.
Pritet që, përveç Dajakut, edhe futbollistët e tjerë me emër, si sulmuesi Granit Arifaj, t’i mbesin besnik skuadrës kuqezi edhe për sezonin pranveror, kurse në shtabin teknik do të jetë Fadil Rama, i cili pak kohë pa përfunduar sezoni vjeshtor e zëvendësoi Afrim Jasharin e shkarkuar me arsyen e mungesës së rezultateve./Epoka e Re/Drenicapress.info/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz