Daçiqi e lidh arrestimin e Gjuriqit me ekstradimin e gjashtë gylenistëve
01

Lexo edheVazhdojnë sulmet e Erdoganit, thotë se Haradinaj priti në takim “familjarët e terroristëve”

Për ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ekstradimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi si kërkesë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, është një tregues i madh sesi Prishtina zyrtare nuk është e aftë që ta menaxhojë një shtet.
“Ky është një autogol i administratës në Prishtinë, dhe të tilla ka shumë”, ka thënë Daçiq, transmetojnë mediat serbe.
Madje sipas Daçiqit, arrestimi i drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i është kthyer si “autogol” udhëheqësve në Kosovë.
Ndërkaq, ai ka komentuar edhe deklaratat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lexo edheVazhdojnë sulmet e Erdoganit, thotë se Haradinaj priti në takim “familjarët e terroristëve”
Sipas Daçiqit, “ka kohë që s’e ka sulmuar dikush Kosovën sikurse (presidenti turk Recep Tayyip) Erdogan”.
Ministri serb tha se shkuarja e Gjuriqit në Kosovë më 26 mars ka qenë në pajtim me marrëveshjen e Brukselit./Insajderi.com