back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeDaçiq: Serbia kurrë nuk do të ketë armiq më të mëdhenj se...

Daçiq: Serbia kurrë nuk do të ketë armiq më të mëdhenj se Bill Clinton e Madeleine Albright

Të ngjajshme

Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjilan, ku viktima,...

Hetohet vdekja e një personi në Leposaviq

Policia e Kosovës ka raportuar se një person është...

Baraliu: Nuk shoh që do të ketë rritje të votuesve të diasporës

Bleron Baraliu në një lidhje direkte me emisionin “Adresa”...

Një burrë dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit

Të dielën rreth orës 08:25 një burrë është dërguar...

Rrihen mes vete me mjete të forta dy persona në Prishtinë, trajtohen në QKUK

Dy persona kanë sulmuar njëri- tjetrin menjete të forta. Ata...
- Advertisement -

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se serbët nuk do të kenë kurrë armiq më të mëdhenj se ish-Presidenti Amerikan, Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright.

Sipas tij ata janë sjellë shumë keq me serbët gjatë vitit 1999, ndërsa sipas tij, ata zgjodhën Serbinë për armik.

“Se si janë sjellë me popullin tonë demokratët në erën e dinastisë Clinton e kemi ndjerë shumë mirë në lëkurën tonë më 1999. Ata e kanë zgjedhur për armik Serbinë dhe jo ne”, tha Daçiq.

Ai po ashtu ka thënë se është qesharake që shqiptarët të mbështesin aq shumë Hillary Clinton, ndërsa kur serbët provojnë të organizohen për mbështetje ndaj Trump, konsiderohet si ndërhyrje në punët e Amerikës.

“Kur shqiptarët e mbështesin në mënyrë të organizuar Hillary Clintonin dhe kur me emrin e saj i pagëzojnë madje edhe butikët, atëherë ky është qëndrim legjitim, ndërsa kur unë e përmendi si ide mundësinë që serbët të mbëbshtesin në mënyrë të organizuar Trumpin atëherë kjo konsiderohet si ndërhyrje në punët e brendshme të Amerikës. Vërtet qesharake. Për dallim nga Clinonët, të cilët kanë thënë se Kosova e pavarur është legat i tyre familjar, aparati i Trumpit na ka dhënë shenja inkurajuese se për zgjidhjen e ardhshme të nyjës kosovare mund të negociohet”, ka thënë Daçiq për Novosti.

“Ndryshe prej periudhës së qeverisjes së Clintonëve, të cilët mendojnë se këtë histori e kanë mbyllur me bomba në vitin 1999, serbët duhet të bëhen faktor i organizuar, e pastaj demokratët le të mendojnë se si mund të fitojnë votat e tyre”, është shprehur ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz