Cristiano Ronaldo Jr. i godet gjuajtjet e lira më mirë se babai i tij – shënon gol spektakolar për grumposhat e Juves
BILLI

Lexo edheMavraj “çmend” grekët, ja çfarë rroge u kërkon për të firmosur

Cristiano Ronaldo u transferua kohë më parë te Juventusi për një shumë të jashtëzakonshme prej 100 milionë funte.
Dhe, djali i tij besohet se ju bashkua në klubin e madh të Serie A.

Ashtu sikurse babai, Cristiano Junior ka treguar klasin e tij në paraqitjet e para në Itali.
Reprezentuesi portugez ka regjistruar një video të djalit të tij duke shënuar gol për ekipin e tij dhe vërehet menjëherë se është i biri i një prej futbollistëve më të mëdhenj të kohës.

Lexo edheMavraj “çmend” grekët, ja çfarë rroge u kërkon për të firmosur
“Cristiano junior është shumë konkurrues”.
“Ai është sikurse kur unë isha fëmijë. Ai nuk pëlqen të humbasë. Ai do të bëhet sikur unë, jam 100 për qind i sigurtë”, u shpreh Ronaldo kohë më parë.
Ronaldo rikthehet në aksion këtë fundjavë për skuadrën e tij ndaj Parmës. /Telegrafi
https://www.youtube.com/watch?time_continue=55&v=ElIJIRt4BsY