BallinaLajmeCOVID-19 brenda dy ditësh ia merr jetën çiftit nga Rahoveci

COVID-19 brenda dy ditësh ia merr jetën çiftit nga Rahoveci

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Gjatë ditës së sotme një 70-vjeçar nga fshati Pataqan i Epërm i Rahovecit ka humbur betejën me koronavirusin.

Dy ditë më parë nga po ky virus ka ndërruar jetë edhe bashkëshortja e të ndjerit.

Rastin për klankosova e ka konfirmuar i pari i Rahovecit, Smajl Latifi.

“Gruaja ka vdekur para dy dite më parë më 21 korrik, ka qenë 68-vjeçare ndërsa sot ka ndërruar jetë bashkëshorti i saj 70-vjeçar, të dy kanë qenë të konfirmuar me COVID-19”.

“Viktimat kanë ndërruar jetë në Spitalin e Gjakovës, burri do të varroset sot në 19:30” deklaroi Latifi.

Latifi mes tjerash tregoi se nuk e di nëse ndonjë familjarë i tyre është infektuar me koronavirus, pasi që çifti jetonte vetëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz