BallinaSportCourtois “refuzon” Realin: Jam i lumtur te Chelsea

Courtois “refuzon” Realin: Jam i lumtur te Chelsea

Të ngjajshme

Vritet në Greqi një tifoz 20 vjeçar

Një ndeshje e ligës greke të basketbollit midis PAOK...

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Courtois nuk po mendon për merkato, thotë se është i përkushtuar te Chelsea.

Portieri belg, Thibaut Courtois, lidhet me një largim nga “Stamford Bridge” që kur deklaroi:  “Zemra ime është në Madrid”.

Real Madridi është interesuar në vazhdimësi për numri një të “Bluve të Londrës”, por duket se nuk e ka ndërmend të largohet gjatë verës nga Premierliga.

“Jam i përkushtuar te Chelsea”, tha ai për “Evening Standard”.

“Kam kontratë deri vitin e ardhshëm dhe do të jem këtu. Do të bëj më të mirën për këtë”.

“Ende nuk kam rinovuar kontratën, por mendoj se nuk është koha e duhur për ta bërë këtë, duhet të presim deri në fund të sezonit. Gjithçka që mund të them është se jam i përkushtuar te Chelsea edhe për sezonin e ardhshëm”, shtoi mes tjerash portieri belg. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz