Costa, për Kosovën: Anëtarja e ardhshme e BE-së
dp

Lexo edheDeklarata e Pavarësisë në tokë e pas kauçit, reagon Dimal Basha: Jemi në proces të bartjes në objekt të ri, zyrtarët do ta varin në mur

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, e ka uruar Kosovën në Ditën e Evropës.
Në një videomesazh të publikuar në Facebook ai iu drejtua Kosovës si anëtare e ardhshme e BE-së.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, sot po ju drejtohem si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Në ditën e Evropës ne festojmë projektin tonë të përbashkët evropian, kur anëtarët tanë themelues zgjodhën unitetin mbi ndarjen dhe bashkëpunimin mbi konfliktin”, tha Costa.
“Ata vendosën të ndërtojnë një të ardhme paqeje, lirie dhe prosperiteti mbi hirin e Luftës së Dytë Botërore. Ne besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Evropian. Po bëhet shumë punë për ta bërë këtë realitet”.

Lexo edheDeklarata e Pavarësisë në tokë e pas kauçit, reagon Dimal Basha: Jemi në proces të bartjes në objekt të ri, zyrtarët do ta varin në mur
Costa u bëri thirrje kosovarëve që të vazhdojnë së punuari në këtë drejtim.
“Ju keni të njëjtin destinacion si pjesa tjetër e rajonit – Bashkimin Evropian. Vazhdoni të punoni që kjo të bëhet realitet”.
“Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët evropiane. Rroftë Evropa”.