Costa për aplikimin e Kosovës në BE: Çdo problem në kohën e vet, tani duhen reforma dhe veprime konkrete
dp

Lexo edheS’ka raste me Ebola në Kosovë, IKSHPK-ja publikohen rekomandime për udhëtarët që vijnë nga Kongo dhe Uganda

I pyetur nëse faji është te jostabiliteti politik në Kosovë apo mungesa e unanimitetit brenda BE’së, Costa tha se “çdo problem në kohën e vet”.
Ai tha se Kosova duhet të përmbushë zotimet e saj dhe duhet të qëndrojë në rrugë drejt këtij synimi.
“Ne jemi pajtuar për agjendën e reformave, jemi pajtuar për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe është shumë e rëndësishme që Kosova t’i përmbushë, hap pas hapi, ato për të cilat tashmë është rënë dakord. Unë jam i bindur se në fund të këtij procesi nuk do të kemi asnjë problem nga ana e Bashkimit Europian. Por, për momentin, ajo që na duhet është që konsensusi i gjerë kombëtar për anëtarësimin europian të përkthehet në veprime konkrete dhe të arrijmë ta mbajmë një rrugë të qartë drejt realizimit të këtij zgjerimi për Kosovën”.

Lexo edheS’ka raste me Ebola në Kosovë, IKSHPK-ja publikohen rekomandime për udhëtarët që vijnë nga Kongo dhe Uganda