back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaShqiptareCoronavirus në Shqipëri, tjetër rekord infektimesh në 24 orë

Coronavirus në Shqipëri, tjetër rekord infektimesh në 24 orë

Të ngjajshme

ANP “Adem Jashari” kishte mbi 4.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

Aeroporti i Prishtinës, Adem Jashari ka njoftuar gjatë vitit...

Dështon transferimi i Matetas te Milani

Jean-Phillipe Mateta nuk do t’i bashkohet Milanit. “Rossonerët”, vendosën që...

Të dënuarit në burgun e Prizrenit certifikohen për “menaxhim të zemërimit”

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është bërë shpërndarja...

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka bër ëtë ditur se në 24 orët e fundit janë verifikuar 301 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë, një rekord nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 4 qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit: një 56 vjeçare nga Fieri, një 60 vjeçare nga Lezha, një 69 vjeçare nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Korça.

Aktualisht, të shtruar në spitalet Covid janë 255 pacientë.

Njoftimi i plotë

Janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar në 10225 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë,

27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë,

12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan,

7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh,

5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec,

2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura, Vajgurore.

1 ras në Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” nga 255 pacientë, 22 janë në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 56 vjeçare nga Fieri, një 60 vjeçare nga Lezha, një 69 vjeçare nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Korça.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.

Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (20 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 301

Të shëruar ne 24 orë 58

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 1407

Testime totale 1515782

Raste pozitive 17651

Raste të shëruara 10225

Raste Aktive 6968

Humbje jete 458

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3430

Durrës 700

Shkodër 473

Fier 444

Korçë 432

Lezhë 349

Elbasan 293

Vlorë 270

Berat 215

Kukës 176

Dibër 91

Gjirokastër 86

Të Fundit

Sport

ShowBiz