BallinaShqiptareÇobanit shqiptar iu gjetën në stan 281 kg lëndë narkotike

Çobanit shqiptar iu gjetën në stan 281 kg lëndë narkotike

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Lëndë narkotike dhe armë në stan, bariu i moshuar mohon akuzat. Hysen Brahimi, 60 vjeç, ka përfunduar në pranga pasi gjatë një kontrolli në stanin e tij në fshatin Lazarat, u gjet një sasi prej 281 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa si dhe një armë zjarri automatike model “56”. Lënda narkotike ishte depozituar në 28 thasë plasmasi ngjyrë e zezë, ndërsa bashkë me kanabisin, forcat e Policisë, gjatë kontrollit, zbuluan dhe një armë automatike model “56” së bashku me krehrit me 25 fishekë.

Në përfundim të kontrollit dhe sekuestrimit të drogës dhe armës, u vu në pranga i zoti i stanit, Hysen Brahimi. Gjatë marrjes në pyetje, Brahimi është shprehur se nuk ka lidhje me lëndën narkotike dhe armën pasi dikush tjetër mund t’i ketë fshehur në stan pa dijeninë e tij. Si provë, i moshuari ka paraqitur faktin se stani ndodhet në një tokë me pronarë të tjerë.

Nga ana tjetër, 60-­vjeçari ka pranuar se bëhet fjalë për një person tjetër që ka fshehur lëndën narkotike në stanin e tij. Veç të tjerash, Brahimi e justifikoi me mungesën gati 20-­ditore të tij në stan pasi gjendej në shtegtim me kopenë e të imtave në zonën e Zagorisë. “Në stanin tim kushdo mund të hyjë dhe të bëjë çfarë të dojë pasi është i parrethuar dhe i pambrojtur. Kësisoj, nuk është e vështirë që stani të shërbejë si strehë për lëndë narkotike”, ka rrëfyer 60-­vjeçari lazaratas, shkruan panorama. Brahimaj ka shkuar edhe më tej me dëshminë e vet para oficerëve të Policisë Gjyqësore kur kërkoi analizim të gjurmëve të lëna në thasët e mbushur me kanabis apo dhe gjurmët në armën e zjarrit. Ndonëse ai ka kërkuar me ngulmim një gjë të tillë, dosja ndaj tij i është referuar organit të akuzës për hetime të mëtejshme.

© SYRI.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz