back to top
Tuesday, September 23, 2025
BallinaLajmeClark thoshte se dhuna në Kosovë ishte “spontane”, Duncan: Po, informacionet na...

Clark thoshte se dhuna në Kosovë ishte “spontane”, Duncan: Po, informacionet na vinin nga komandantët e KFOR-it dhe burimet e tjera

Të ngjajshme

Diplomati britanik, John Stewart Duncan tha në Gjykatën Speciale në Hagë se ndërkombëtarët nuk kishin dëshmi se në Kosovë ka pasur dhunë të organizuar.

“Ne nuk kemi pasur dëshmi se ka qenë dhunë e organizuar”, tha ai gjatë dëshmisë së tij në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duncan, ish-këshilltari politik i ish-komandantit suprem të Forcave Aleate të NATO-s, Wesley Clark, tha se informacionet i merrnin nga komandantët e KFOR-it.

Atij iu paraqit një deklaratë e Clark, ku gjenerali amerikan thoshte se “dhuna duhet parë si spontane, sidomos në jug të Kosovës”.

Gjykatësi, duke përmendur se Clark ia atribuonte dhunën “krimit të organizuar”, e pyeti diplomatin britanik nëse pajtohej me deklaratën.

Duncan pohoi, duke shtuar diçka për të: “Ishte e bazuar në informacionin që na vinte nga komandantët e KFOR-it dhe burimet e tjera”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz